Pagine

giovedì 4 settembre 2014

Plakja e lekures



 


Edhe pse plakja e lekures nuk  eshte e fiksuar qe  fillon ne nje moshe te caktuar, ajo qe eshte e rendesishme per tu theksuar eshte se Plakja nuk fillon me shfaqen e rrudhave te para .

Plakja ka nje origjine me ne thellesi te lekures  sesa ajo qe duket ne siperfaqe. Ajo   eshte e ngadalte dhe e padukshme . 
Kur formohen rrudhat mund te thuhet qe tashme demi eshte i pakthyeshem .

Fillimi i plakjes eshte verifikuar qe fillon qe nga mosha 20-25 vjec .Ne kete faze te hershme mund te fillojne dhe te dallohen rrudhat e para qe  ne pamje te pare  nuk jane  te dukshme  por qe verehen gjate buzeqeshjes (theksin i kanaleve perreth buzeve dhe syve )   .
Duket te kemi gjithmone parasysh qe koha e plakjes eshte e kushtezuar dhe nga disa faktore te jashtem sic jane:
  • rrezatimi (dielli ,solari)
  • semundjet
  • duhani 
  • ambjenti i ndotur
  • stresi 
  • diete jo e shendetshme 
  •  ndryshimet ne klime qe shkaktojne nje dishidratim te menjehershem .
Keta faktore te jashtem ndikojne fuqishem rreth moshes 20-35 vjec edhe pse ne kete moshe nuk mund te manifestohen ne siperfaqe ato akumulohen ne'' memorien e lekures'' e cila " plaket " shume shpejt dhe ne menyre te parikthyeshme .

Reth 25-35 vjec  shtohen rrudhat e shprehive perreth syve gojes dhe mund te shfaqen dhe ne pjese te tjera te fytyres . Njolla jo te njetrajtshme  te shfaqen ne rast te nje mbi ekspozimi ndaj diellit .

Rreth  40 vjec rrudhat e shprehive tashme jane te perhershme lekura humbet tonin si ne fytyre dhe ne gushe. Formohen linjat horizontale ne fytyre  e  gushe si dhe zvogelohet hidratimi i lekures .Ajo filllon te jete me  e thate .

Rreth 45-55 vjec kemi modifikim te perreth syve humbje e dukshme e elasticitetit .Qarkullimi ne keto zona ulet si dhe lekura merr ngjyre gri ne  te zbardhur .

Rreth 55-65 vjec kemi renie te shtresave adipoze nen lekure si dhe varje e tyre si ne fytyre dhe gushe kemi nje ulje  te madhe te mbrojtjes imunitare lekura behet me delikate dhe e ndjeshme ndaj semundjeve .

Si te mund ta evitojme plakjen :
  1. te evitojme faktoret e jashtem te siperpermendur 
  2. te kemi  nje kujdes te perditshem per lekuren sipas nevojave personale . pastrim ,hidratim si dhe trajtime specifike .
  3. duke perdorur produkte kozmetike te posacme per ngadalesimin e procesit te plakjes.Produktet Anti-Age kane qellim  hidratues , mbrojtes , anti oksidativ , dhe stimulues te aktivitetit qelizor .
Efektiviteti maksimal arrihet vetem duke parandaluar .

 

Nessun commento:

Posta un commento