Pagine

giovedì 4 settembre 2014

Lekura

Nje kalim i  percipte jo i hollesishem  sesi eshte e  ndertuar lekura jone   .


 Eshte shume e rendesishme te njohim ndertimin e lekures  ne menyre qe  te kujdesemi per te .
Ajo eshte e ndertuar nga 3 shtresa :
  1. Epiderma
  2. Derma
  3. Ipoderma shtresa me ne thellesi te saj 
Epiderma    eshte shtresa me ne siperfaqe te lekures dhe ka si funksion  veshes dhe mbrojtes .Ajo eshte e perbere nga disa shtresa qelizash te quajtura "keratinocite "
Keratinocitet kane nje cikel  jete te shkurter dhe te vecante ato zhvillohen dhe vdesin ne nje kohe te shkurter .Eshte kjo ajo qe i ben ato mbrojtesit me te medhenj dhe barrieren tone me te rendesishme  nga bakteret  substancat e demshme si dhe rrezatimi diellor .
Eshte shume i rendesishem  kujdesi ndaj saj . (per kete do te flasim ne nje post te vecante )

Derma         ka funksion strukturor dhe mbeshtetes ne ndryshim nga epiderma qe ka si  funksion kryesor mbrojtjen .Qelizat e saj jane te medha dhe ndryshe nga epiderma mbeten te gjalla gjate gjithe jetes .
Aktiviteti maksimal i tyre arrin rreth 25 vjec me pas ato fillojne dhe te perndryshojne formen e tyre (procesi i plakjes dhe i humbjes se ujit )
Derma eshte e perbere nga :
  1. Kolagjeni 
  2. Elastina 
  3. Acidi ialuronik
Per secilen nga keto substanca do te kemi nje post te vecante.

Ipoderma    qelizat e saj jane quajtur adipocite sepse magazinojne substancat e yndyrshme me funksion energjitik dhe termorregullues (per te mbajtur konstante temperaturen e trupit ).
Adipocitet jane lehtesisht te transformueshme duke mbajtur sasi te medhe yndyre cka ben perndryshimin e tyre dhe modifikim te lekures e dukshme kjo dhe nga jashte . Kursi dobesim -shendoshje (celulit ) eshte i lidhur me qelizat adipoze .

Nessun commento:

Posta un commento